Quhet “Vreshtan” pasi që nga koha e monizmit, por dhe më herët fermerët janë marrë me kultivimin e vreshtave me rrush.
Ndonëse e kanë ruajtur traditën e kultivimit këtë vit prodhimi u ka mbetur stok. Si asnjëherë tjeter cmimi i rrushit nuk shitet më shumë sesa 20-30 leke kilogrami.
Fermerët thonë se me këtë çmim nuk mbulojnë dot as shpenzimet e prodhimit.Në këto kushte janë detyruar që rrushin ta bëjnë raki ndonëse as kjo nuk ka kërkesë.
Në bodrume kanë në gjendje raki të gati tre vite më parë. Të pashpresë sot kërkojnë ndihmë nga qeveria dhe Ministria e Bujqësisë.
“Nuk kemi ku ta cojmë, prodhimtaria është e mirë, çmimi 20 leke. Nuk na leverdis, nuk heq shpenzimet, krasitje, lidhje. Kemi prodhuar nuk ka treg. Rakinë kamë4 vite që e mbaj aty, kërkesë nuk ka fare. Kërkojmë ndihmë, treg që ta shesim. Situata është për faqe të zezë, rrushi na ngeli në shtëpi, shteti nuk na ndihmon fare”- shprehen fermerët;
Shkak i çmimit të ulët sipas vreshtarëve është mungesa e magazinave frigoriferike e kantinave, por dhe emigrimi i popullsisë. Konsumi i brendshëm i rakisë dhe verës ka rënë ndjeshëm.