13:06 | 12/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

RTSH del me një tjetër propozim: Taksa duhet rritur me 50% për të mbuluar kostot

11:56 | 28/03/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
RTSH del me një tjetër propozim: Taksa duhet rritur me 50% për të mbuluar kostot

Të ardhurat e grumbulluara nga taksa e televizorit arritën në vitin 2017, më rreth 1.2 miliardë lekë ose rreth 9 milionë euro, sipas të dhënave që Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Publik Shqiptar raportoi në Kuvendin e Shqipërisë.

RTSH propozon se “një rritje prej 50 % mbi nivelin aktual do të ishte e mjaftueshme për të mbuluar, për shembull, pagesat vjetore për “Deutsche Bank” të marra për procesin e dixhitalizimit”. Rritja e fundit u shënua në vitin 2011, nga 600 në 1200 lek në vit për çdo familje.

Në 2014, RTSH siguroi një rritje të pazakontë të të ardhurave si rezultat i mbledhjes së taksave të papaguara në vite, përmes Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), rezultat ky edhe i nxitjes së madhe të qeverisë për të kufizuar humbjet e energjisë. Pjesa më e madhe u përdor për të parapaguar 15 për qind të kredisë së dixhitalizimit.

Por RTSH pohon se që nga ajo kohë, të ardhurat e mbledhura nga taksa e aparatit kanë shkuar në nivele më modeste. Për shembull, në 2017 mbledhja e taksës ishte në nivel 10 për qind më të ulët se në 2016, duke krijuar një deficit prej 750,000 Eurosh.

Veç kësaj, OSHEE mban 10% të taksës së mbledhjes, që është mjaft e lartë e krahasuar me tarifat e vendosura nga operatorë të ngjashëm në Europë, që shkon mesatarisht nga 1.5 % në 4.5%.

RTSH analizon se të ardhurat nga taksat e aparatit konsiderohen si burimet kryesore dhe më të qëndrueshme të të ardhurave për transmetuesit publikë në kontinent, pjesërisht sepse është një e ardhur e garantuar e parashikuar çdo vit dhe të lejon të bësh plane për buxhetin.

Në rastin e RTSH-së, të ardhurat nga taksat e aparatit përbëjnë 76% të të ardhurave në total (përjashto këtu grantet vjetore të qeverisë nga buxheti i shtetit, të cilat përcaktohen me ligj se për çfarë shërbimesh apo aktivitetesh të RTSH-së do të përdoren) . Në terma krahasues, niveli i taksës së aparatit në Shqipëri është akoma më i dobët se të ardhurat totale për frymë të RTSH-së.

Tarifa e shërbimit për përdorimin e aparateve televizive është 120 (njëqind) lekë në çdo muaj me gjithë TVSH.

Tarifa paguhet nga përdoruesit familjarë dhe nga përdorues të tjerë jofamiljarë. Përdoruesit familjarë paguajnë tarifën vetëm për një marrës televiziv, pavarësisht nga numri i aparateve që kanë në familje. Përdoruesit e tjerë jofamiljarë paguajnë tarifën për çdo aparat televiziv.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) është agjenti për mbledhjen e tarifës së shërbimit për përdorimin e aparateve televizive. Mbledhja e kësaj tarife bëhet çdo muaj”.

Marrë nga Monitor.al

(F.G/Faxweb.al)

Pas

Shpëton vjehrri dhe hoxha, çfarë vendimi mori Gjykata për nusen që helmoi vjehrrën

Para

Kumbaro “ndahet në dysh”, kush janë deputetët që bënë ‘sherr’ për ministren

Para
Kumbaro “ndahet në dysh”, kush janë deputetët që bënë ‘sherr’ për ministren

Kumbaro “ndahet në dysh”, kush janë deputetët që bënë ‘sherr’ për ministren

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mbyllet numërimi i votave në Delvinë, si paraqitet rezultati

Numërohen 242/508 kuti në Elbasan. PS forcon mandatin e 10-të merr, thellohet diferenca me PD

Qarku i Gjirokastrës drejt përfundimit të numërimit të votave! Rezultati përfundimtar i bashkive që kanë mbyllur procesin

PD me 14 mandate në Tiranë, Ilir Meta rrezikon të mbetet jashtë Parlamentit

Numërohen 437/1282 kuti në Tiranë, PS kryeson me 19 mandate. PD forcon mandatin e 14-të, Shehajt i duhen 250 vota për të nxjerrë të dytin

Numërohen 124 nga 198 kuti në Gjirokastër/ Sa mandate sigurojnë PS dhe PD

Numërohen 198 nga 422 kuti në Korçë/ Kryeson Partia Socialiste me 6 mandate, ja sa merr PD

Numërohen 80 nga 139 kuti në Kukës/ PD në avantazh ndaj PS, siguron 2 mandate, socialistët 1

Përfundon numërimi në Këlcyrë, tjetër fitore për socialistët, udhëheqin me 1702 vota

Rinis 1 orë me vonesë procesi i numërimit në Vasil Shanto

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.