14:16 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

RTSH ndryshon rregullat, vendos të publikojë këngët pjesmarrëse të Festivalit

23:48 | 05/12/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
RTSH ndryshon rregullat, vendos të publikojë këngët pjesmarrëse të Festivalit

Radio Televizioni Shqiptar këtë vit ka vendosur të bëjë publike 22 këngët që do të marrin pjesë në edicionin e 56 të Këngës në RTSH. Njëzet e dy këngët në garë do të transmetohen jo vetëm në programet e Radio-Tiranës, por edhe në rrjetin e radiove që i janë bashkur festivalit këtë vit.

Të gjitha këngët që do të konkurrojnë për çmimin e parë në Festival janë publikuar në faqen zyrtare të RTSH-së në ‘Youtube’.

Festivali i Këngës do të zhvillohet këtë vit më 21, 22 dhe 23 dhjetor, në Pallatin e Kongreseve, në Tiranë

Njoftimi i RTSH-së

Bashkë me dhjetorin vjen edhe edicioni i 56-të i Këngës në RTSH, që tashmë gjendet në fazën e tij përfundimtare.
Sapo kanë përfunduar klipet prezantuese për të njëzet e dy këngët e garës muzikore më të madhe në vend, të cilat këtë vit do të jenë të aksesueshme në faqen zyrtare të Radio Televizionit Shqiptar, ëëë.rtsh.al,  si edhe në kanalin zyrtar të RTSH-së në youtube. Në këtë mënyrë publiku do të jetë i njohur me këngët përpara tri netëve të mëdha të festivalit, live nga Pallati i Kongreseve, në prag të Krishtlindjes, në datat: 21, 22, 23 dhjetor.
Njëzet e dy këngët në garë do të transmetohen jo vetëm në programet e Radio-Tiranës, por edhe në rrjetin e radiove që i janë bashkur festivalit këtë vit, si Club FM, IN Radio, City Radio, NRG Radio dhe MCN Radio.
Duke qenë se IN, CITY dhe MCN janë edhe platforma televizive muzikore, do të prezantohen aty edhe klipet e realizuara me qëllim promovimin e këngëve të këtij Festivali.
Kjo mënyrë prezantimi vlen vetëm për familjarizimin e opinionit publik me këngët dhe nuk kanë asnjë ndikim për këngën fituese të Festivalit.(M.Q/Faxweb)

 

Etiketa: festivali i kenges.rtsh
Pas

12 ekipet që janë kualifikuar në fazën tjetër të Champions League, Atletiko Madrid eliminohet

Para

Përplasja mes deputetëve/ Salianji: Sot jemi në kushtet e emergjencës. Shalsi: Kjo nuk është katastrofë

Para
Përplasja mes deputetëve/ Salianji: Sot jemi në kushtet e emergjencës. Shalsi: Kjo nuk është katastrofë

Përplasja mes deputetëve/ Salianji: Sot jemi në kushtet e emergjencës. Shalsi: Kjo nuk është katastrofë

Discussion about this post

 



Të Fundit

FOTO/ Varg kilometrik në Rrugën e Kombit, mijëra tifozë nga Kosova drejt Tiranës për ndeshjen Shqipëri-Serbi

Vlorë/ Gruaja rrezikoi mbytjen në det, dërgohet me urgjencë në spital

Ukrainasit nuk ndalen, rrëzojnë avionin luftarak rus Sukhoi në Kursk

SHBA i jep 500 milionë dollarë USAID, ndihma për Gazën

E rëndë në Belgjikë/ Nënë e bijë nga Ukraina goditen më thikë, më pas i vihet flaka shtëpisë! Babai shërben në frontin e luftës

MBYLLEN APLIKIMET PËR DREJTIMIN E BKH-SË/ Mes kandidatëve edhe Gledis Nano, procesi kalon në duart komisionit të SPAK Koka

Kombëtarja, Asllani: Japim maksimumin për ëndrrën botëror, na ndihmojnë tifozët

Ukrainasit i vënë zjarrin pronave të Keir Starmer? Plas zemërimi në Britani!

Qeni kafshon fëmijën 5 vjeç në Tiranë, në hetim pronari

Zjarr në fushën e mbetjeve, Vlora mbulohet nga re të zeza tymi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.