Gjatë seancës së Kuvendit, kreu i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho tha se RTSH nuk transmeton seancën e Kuvendit në kanalin kryesor, por në kanalin RTSH Kuvend, duke mos i dhënë mundësi të gjithë njerëzve të ndjekin seancën e Kuvendit.
Spaho i kërkoi kreu të Kuvendit, Gramoz Ruci të ndërhyjë që të transmetohet seanca e Kuvendit në kanalin kryesor të RTSH, pasi sipas tij e drejta e informimit është e drejtë kushtetuese.
DEBATI:
Spaho: Më njoftojnë që RTSH nuk e transmeton seancën dhe e ka kaluar në kanalin RTSH Kuvend, ku nuk kanë mundësi ta ndjekin të gjithë.
Ruçi: Do ta verifikojmë…
Spaho: E drejta e informimit është e drejtë kushtetuese. Kërkojmë që RTSH të transmetojë seancën edhe kanalin kryesor. (J.V/Faxweb)