Ditën e sotme kryeministri Edi Rama u përpoq të fshihej pas deklaratave të ish-deputetes së Partisë Demokratike, Raimonda Bulku.
Por duket se nuk ka vonuar shumë që prej vetë ish-deputetes dhe njëherësh aktores të përgënjeshtrohej lajmi i shpërndarë nga ana e kryeministrit.
Nëpërmjet një statusi në llogarinë e saj në Instagram, Bulku shprehet se është kundër prishjes së Teatrit Kombëtar.
Ajo thotë se është dakord të ndërtohet një teatër i ri, po pa shkulur objektin ekzistues.
“Une jam per nje teater te ri, dhe i qendroj deklaratave te mia, por jo ne dhunim te ligjeve, kolegeve, miqve e shokeve te mi!
Respekto traditen!
Ruaje historine!
Nderto teater te ri, jo duke shkulur te vjetrin! Jam larg dhe me vjen keq qe mungoj te jem mes kolegesh ne teater …!!!! Ne krahet e mi mbaj mbesen time qe me mrekullon dhe deshiroj qe te behet aktore teatri….!!!”,-shkruan aktorja Raimonda Bulku.