Masa vjen në vazhdën e përplasjeve me institucionet e arsimit të lartë të kohëve të fundit. Të martën politico dhe media të tjera ndërkombëtare raportuan se një kabllogram i firmosur nga Sekretari i Shtetit Marco Rubio urdhëron ambasadat dhe konsullatat amerikane nëpër botë që ti pezullojnë intervistat e reja me kandidatët që aplikojnë për viza studimi në SHBA.
Deri në botimin e këtij materiali, report tv nuk e ka të konfirmuar nëse urdhëri i pretenduar në media është kërkuar të zbatohet në shërbimet konsullore në Tiranë.
Në SHBA sipas shifrave të Byrosë së Çështjeve Arsimore dhe Kulturore në DASH, 1187 shqiptarë, rezultojnë studentë në universitetet amerikane në vitin 2024. Deri më tani nuk ka informacione nëse dikush përfshirë tek masat nga masa për anullimin e vizës së studentit.
Përplasja e administratës amerikane me institucionet e arsimit të lartë nisi me Harvardin, të cilin iu ndërprenë një sasi e madhe fondesh. Departamenti I Sigurisë I revokoi universitetit më të vjetër amerikan programin e shkëmbimit të studentëve për shkak se kanë krijuar një mjedis të pasigurt në kampus duke lejuar agjitatorë anti-amerikanë dhe pro-terroristë të ngacmojnë dhe sulmojnë fizikisht individë, duke përfshirë shumë studentë hebrenj.