Një aksident rrugor ka ndodhur rreth një orë më herët në aksin Rubjek-Manëz. Një person ka humbur drejtimin e automjetit dhe është përplasur me barrierat anësore të rrugës. Si pasojë shoferi ka marrë lëndime të dhe është dërguar në spital për kujdes mjekësor. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 07:30, në aksin rrugor Rubjek-Manëz, shtetasi L. Ll, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe është përplasur me barrierat ansore të rrugës.
Si pasojë është lënduar drejtuesi i automjetit shtestasi L. Ll, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.