Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një deklaratë për mediat u shpreh se Këshilli Kombëtar i PD-së votoj unanimisht për djegien e mandateve.
Më tej gjatë fjalës së tij Basha ftoi të gjithë qytetarët që nesër të marrin pjesë në protestë në orën 10 para Parlamentit, i cili theksoi se ky vendim është vetëm fillimi i një beteje.
‘Kam nderin dhe privilegjin tu bëj të ditur vendimin unanim të Këshillit Kombëtar të PD-së për djegien e mandateve parlamentare me efekt të menjëhershëm. Kurrë më në Shqipëri mos të vendoset një regjim tjetër diktaorial. Kurrë më kushtetuta ligjet të drejtat themelore të njëriut të mos shkelen. Vendit ti rikthehen zgjedhje të ndershme dhe Parlamentit të jetë tempull i demokracisë. Ne e hedhim këtë hap për të ringritur institucionet e kapura nga krimi. Në nuk kemi rrugë tjetër dhe zgjedhur ti bindemi urdhërit të sovranit.
Vendimi i marrë sot është vetëm fillimi i një beteje. E di se këtë betejë të madhe ne të gjithë bashku do ta fitojmë për Shqipërinë, demokracinë për Evropën, SHBA. Do ta fitojmë për të sotmen e për të ardhmen.
Ju ftoj në protestën e nesërme në orën 10 para kuvendit të Shqipërisë, i cili një orë e më parë do ti kthehet shqiptarëve. Zoti e bekoftë Shqipërinë, zoti i bekoftë shqiptarët.”- u shpreh Basha.
(M.Q/Faxweb.al)
Proteste cdo te enjte… nuk do kene mundesi te bejne ligje per te vjedhur pronat nga pronaret. ,Mos harroni dhe keshtjellen e pashait Rama.. Ate mund ta shkretonise eshte bere me para ta vjedhura……..