Në kuvend kanë vijuar replikat e forta mes Kryetari të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Gramoz Ruçi dhe ish-kryeministrit Berisha. Gjatë fjalës së tij të gjatë në Kuvend Berisha e quajti Edi Ramën kryetarin e vërtetë të Grupit dhe se Ruçi është aty vetëm ‘’de juro’’.
Mirëpo nuk ka munguar përgjigja e Ruçit, që ka thënë se kjo mund të jetë dhe normale përsa kohë kryetari i Partisë është më i rëndësishmi.
‘’Tani disa herë më the kryetar de juro, dhe mund të themi se kjo do të ishte normale përsa kohë kryetari i Partisë qëndron mbi të gjithë. Kur ishe në krye të Pratisë tënde do ishte normale që ta quje veten dhe kryetar të grupit. E pakuptueshme është kjo e sotmja që s’ka vend ku të rrijë. Sje as kryetar i partisë dhe bën kryetarin e grupit’’, është shprehur Ruçi. (E.K/SHUPLAKA)