18:43 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ruçi dhe Balla, vizitë zyrtare në Japoni: Bashkëpunimi me Shqipërinë, prioritet i Japonisë

16:41 | 31/10/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ruçi dhe Balla, vizitë zyrtare në Japoni: Bashkëpunimi me Shqipërinë, prioritet i Japonisë

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, i shoqëruar nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, z. Taulant Balla, në datat 30-31 tetor zhvilluan një vizitë zyrtare në Japoni.

Gjatë takimit me Kryetarin e Parlamentit të Japonisë, z. Tadamori Ōshima, u konstatua se marrëdhëniet midis dy vendeve janë aktualisht shumë të mira. Ka një interes të shtuar për forcimin e marrëdhënieve politike dhe intensifikimin e shkëmbimit të vizitave të niveleve të larta. Japonia është një partner dhe donator i rëndësishëm për Shqipërinë, me rreth 380 milionë dollarë investime, në formë grantesh, asistencë për bashkëpunim ekonomik, kredi të buta etj. Mes dy vendeve janë nënshkruar 15 marrëveshje dhe janë në proces disa të tjera. Bashkëpunimi parlamentar përbën një dimension të rëndësishëm të marrëdhenieve dypalëshe dhe shërben si nxitje edhe për bashkëpunimin në aspekte të tjera.

Kryetari i Kuvendit vuri në dukje se  “Japonia dhe Tokio përfaqësojnë një mrekulli njerëzore dhe admirohen nga të gjithë shqiptarët. Ne duhet të punojmë për  nxitjen e investimeve japoneze në Shqipëri, bujqësi, peshkim, transportin hekurudhor dhe ajror, parqet industriale, sektorin e energjisë, naftës, minierave, shëndetësisë, industrinë e fasonit etj. Rritjes së bashkëpunimit midis të dy vendeve do t’í shërbente edhe liberalizimi i vizave, i cili nëpërmjet qarkullimit të lirë të njerëzve, do të lehtësojë edhe qarkullimin e mallrave, shkëmbimet tregëtare dhe turizmin.”

Kryetari i Parlamentit të Japonisë, z. Tadamori Ōshima, nënvizoi se bashkëpunimin me Shqipërinë do ta konsiderojë një prioritet të agjendës së tij parlamentare, duke iu përgjigjur pozitivsht ftesës së Kryetarit të Kuvendit për të vizituar Shqipërinë. “Japonia e konsideron Shqipërinë një vend mik dhe partner, një faktor kyç për zhvillimin dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Unë do të nxis qeverinë dhe investitorët japonezë  për më shumë bashkëpunim, shkëmbime e investime me Shqipërinë, e cila ka potenciale të larta zhvillimi,  si edhe do të mbështes kërkseën Tuaj për liberalizimin e vizave.”

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, i kërkoi homologut Oshima më shumë mbështetje të Japonisë për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, posaçërisht në UNESCO dhe INTERPOL. Kryeparlamentari Oshima premtoi se, duke njohur ndjenjat shumë të thella të Shqipërisë për Kosovën, do të nxisë qeverinë që të rrisë mbështetjen pë pranimin  e Kosvës në organizmat ndërkombëtare.  Në prill të vitit 2020 Japonia do të hapë ambasadën e saj në Prishtinë.

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, dhe z. Taulant Balla  u takuan gjithashtu me anëtarë të kabinetit qeveritar, drejtuesit e grupit parlamentar të miqësisë me Shqipërinë dhe anëtarë të tjerë të Dhomës së Përfaqësuesve, me të cilët  biseduan mbi fuqizimin e bashkëpunimit dypalësh, nxitjen e investimeve,  ecurinë e projekteve japoneze në Shqipëri dhe rritjen e shkëmbimeve të gjithanshme midis të dy vendeve.

Etiketa: gramoz rucikryetari i kuvendittaulant balla
Pas

Drafti i PS për shitblerjen e votës, ekspertët: Aspak serioz, depolitizoni KQZ-në

Para

VIDEO/ Policia ‘shtang’ drejtuesit e mjeteve, 2078 gjoba dhe 34 të arrestuar: Operacioni vijon

Para
VIDEO/ Policia ‘shtang’ drejtuesit e mjeteve, 2078 gjoba dhe 34 të arrestuar: Operacioni vijon

VIDEO/ Policia 'shtang' drejtuesit e mjeteve, 2078 gjoba dhe 34 të arrestuar: Operacioni vijon

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin për Arbër Çekajn, trafikoi 613 kg kokainë nga Amerika Latine

Aksidenti i trefishtë në Elbasan, policia jep detaje. 30-vjeçari me plagë në kokë transportohet drejt spitalit të Traumës në Tiranë

Emigrantët/ Kryeministri i Sllovakisë vlerëson Melonin: Po zgjidhjeve si modeli i Shqipërisë, mbështetje e plotë për vendet e sigurta

Pjesë e trafikut të drogës në Finlandë, mes 9 të arrestuarve Dorjan Luzaj dhe Geraldo Seferaj

Emigrantët/ Kryeministri i Sllovakisë vlerëson Melonin: Po zgjidhjeve si modeli i Shqipërisë, mbështetje e plotë për vendet e sigurta

Policia franceze arreston tre serbë: dyshohet se me urdhër të Rusisë përlyen me ngjyrë disa objekte hebraike në Paris

”Copernicus”: Tymi nga zjarret në pyjet kanadeze mbërrin në Evropë

Përmbyset autobusi në Meksikë, 11 viktima dhe dhjetëra të plagosur

Ushtarët Amerikanë stërvitje të përbashkët me Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe Kosovës në Bizë

Petkoviç në Bruksel: Nuk mund të ketë dialog për Preshevën e Bujanocin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.