12:39 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ruçi e mbajti të fshehtë, zbulohet ora e seancës së nesërme në Kuvend. Çfarë iu kërkua Lleshajt

10:54 | 04/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
FOTO+VIDEO/ Çfarë ndodhi në Kuvend, si u përlye Rama me bojë

Partia Socialiste ka mbledhur mëngjesin e sotëm Kryesinë e saj, ku është diskutuar dhe për seancën që do të mbahet nesër në Kuvend.

Burime bëjnë me dije se seanca do të nisë rreth orës 10:00, ndërsa nga frika e protestës Ministrisë së Brendshme të drejtuar nga Sandër Lleshaj i është kërkuar që të garantojë sigurinë fizike të deputetëve.

Në seancën e paradites së nesërme do të bëhet betimi i 4 deputetëve të rinj që do marrin sot mandatin në KQZ, të cilët i përkisnin listave të LSI-së.

Po ashtu në mbledhjen e kryesisë së socialistëve është diskutuar për përgatitjet e Kongresit zgjedhor të 23 marsit.

Duke ditur orën e seancës, tashmë opozita me siguri ka nisur dhe përgatitjet e protestës.

Kush janë 4 LSI-stat që marrin sot mandatin në KQZ dhe betohen neser ne Kuvend:

Aurora Mara ishte kandidate e LSI-së në Qarkun e Dibrës për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017. Ajo ishte e dyta në listë pas ish-deputetit Përparim Spahiu, i cili ishte edhe udhëheqësi i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Dibrës.

Aurora Mara prej disa vitesh ka mbajtur detyrën e përgjegjëses së sektorit në Ministrinë e Infrastrukturës, detyrë të cilën e ka ushtruar edhe pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017.

Në listën e kandidatëve të LSIsë për Qarkun e Tiranës ishin dy persona që plotësuan formularin e dekriminalizmit, duke i hapur rrugë marrjes së mandatit të deputetit. I pari ishte Ylli Shehi, i cili u zgjodh deputet për herë të parë në vitin 2013 nën siglën e Partisë Republikane të udhëhequr nga Fatmir Mediu.

Por para zgjedhjeve vendore të vitit 2015, ai kaloi me LSI-në, gjë e cila krijoi besimin për ta rikandiduar edhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017. Ai ishte i renditur i 8-ti në listën e LSIsë për Qarkun e Tiranës për vitin 2017 dhe tanimë pritet të bëhet deputet.

Kandidati tjetër nga LSI në Qarkun e Tiranës ishte Edmond Rrushaj, i cili ishte i pozicionuar i nënti në listën e kandidatëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.

Edmond Rrushaj ka mbajtur më përpara detyrën e drejtorit të QSUT-së.

Enver Roshi, kandidati tjetër, i cili do të marrë detyrën e deputetit nga radhët e LSI-së, ka mbajtur më parë detyrën e drejtorit të Institutit të Shëndetit Publik si edhe të dekanit në Fakultetin e Mjekësisë.

(E.K/FAXWEB.AL)

 

Etiketa: garanci deputetetKuvendprotesta opozitaseanca
Pas

“Gazi na ka ngacmuar nervat” , a po paralajmëron PD protestë të dhunshme: E kemi ndarë mendjen…

Para

Bëhuni gati për ‘plazh’, mësoni sa do të shkojnë temperaturat sot

Para
Surprizat e motit nuk kanë të mbaruar, ja si pritet të jenë temperaturat këtë javë

Bëhuni gati për 'plazh', mësoni sa do të shkojnë temperaturat sot

Discussion about this post

 



Të Fundit

Spiropali: Shqipëria pret në 2027-ën samitin e parë të NATO-s në rajon!

Shtyhet Seanca Gjyqësore për Ilir Metën – Seanca e Radhës më 26 Qershor

Tiranë | Vodhi 10 Mijë Euro Dy Vite më Parë, Policia Arreston 42-Vjeçarin

Nis seanca gjyqësore për Ilir Metën,ky i fundit mungon në gjykatë

Dy Aksidente Shkaktojnë Kaos në Autostradën Tiranë-Durrës: 8 Automjete të Përfshira

11 Maji | Procesi i Rinumërimit në Tiranë: PD dhe PS Humbasin Më Shumë se 100 Vota Secila

Hakerat Sulmojnë Faqen Zyrtare të Bashkisë së Tiranës – ‘Homeland Justice’ Publikon Mesazhin

Tension në Ukrainë: Grup Prej 50 Personash sulmojnë Priftërinj dhe Besimtarë në një Katedrale

Alarmi i Macron: Rafale Po Thërret –Është Koha të Sigurojmë Evropën

Publikohet videoja e arrestimeve në megaoperacionin “Blloku 33”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.