Kreu i opozitës Lulzim Basha ka deklaruar në Kuvend se sipas qeverisë gjermane Shqipëria nuk I ka plotësuar kushtet dhe si pasojë Gjermani është kundër hapjes së negociatave.
Basha tha se për këtë lajm është në dijeni edhe kryeministri Rama por ai gënjen gjithmonë sa i përket negociatave.
“Lajmi është se Shqipëria nuk e meriton, është verdikti gjerman dhe jo thjestë i Krichbaum, por i qeverisë gjermane. Edi Rama ka gënjyer, Shqipëria nuk i ka plotësuar kushtet. Jo vetëm që nuk do ti happen negociatat por do ti vendoset dhe një process kontrolli. Edi Rama ka gënjyer”, tha ndër të tjera Basha. Por kreun i Kuvendit Gramoz Ruçi ndërhyri duke i thënë që të ulet pasi koha ka mbaruar.
Por Basha nuk është bindur dhe ka vijuar të qëndorjë në foltore. Në këto kushte Ruçi ka ndërprerë seancën. (B.H/Faxweb)