Kryetari i Parlamentit Gramoz Ruçi ka komentuar për herë të parë nga qyteti i Fierit nismën e opozitës për veting për politikanët.
Ruçi tha se nuk mund të ketë një qendrim për shkak të pozicionit të tij si kryeparlamentar, ndërkohë që sqaroi gjithë hapat proceduriale që jane ndjekur dhe do të ndiqen.
“Ka ditë që ky draft është paraqitur në Kuvendin e Shqipërisë. Sipas procedurave parlamentare, dje ka qenë afati për të njoftuar seancën e Parlamentit. Është futur në programin e Parlamentit Komisioni i Ligjeve do bëjë program për njohjen e draftit”, tha kryeparlamentari Ruçi.
Disa ditë më parë Partia Demokratike deklaroi se do të ndërmarrë nismë kushtetuese për vetingun në politike dhe ka qenë vetë kryetari i saj, Lulzim Basha në një takim të opozitës në Elbasan që ka shpallur katër objektivat e “e platformës për çlirimin e qeverisë nga krimi”, siç e quan ai.
(M.Q/Faxweb)