Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi po zhvillon një bashkëbisedim me gazetarët pas seancës së parë të sesionit të ri parlamentar.
Ndërsa kreu i Kuvendit ka folur për objektivat për sesionin e ri, ai ka komentuar edhe deklaratat e opozitës dhe të kreut demokrat Basha për “marrëdhënie të kushtëzuar me Kuvendin”.
Ruçi u tha gazetarëve se ai në karrierën e gjatë politike i ka provuar të dy rrugët e luftqës politike, qoftë brenda Kuvendit qoftë jashtë tij.
Referuar eksperiencës, kreu i Kuvendit u shpreh se më efektive i ka rezultuar përballja brenda Kuvendit.
“Brenda Kuvendit është me efektive lufta”, tha Gramoz Ruçi.
Në lidhje me deklaratën e Bashës se “Parlamenti ishte kthyer në fole kriminelësh” Gramoz Ruçi tha se nuk mund të quhet kështu institucioni i Kuvendit në një republikë parlamentare, tjetër gjë është gjykimi për individë të caktuar, shtoi ai.
Ruçi foli edhe për mundësinë e djegieve të mandateve nga ana e opozitës, Ai u shpreh se në vendin tonë kjo nuk ka ndodhur asnjëherë, por shtoi se gjithmonë ka një herë të parë dhe edhe kjo rrugë ekziston në sisteme demokratike.
(B.H/Faxweb)