Ka nisur me debate mbledhja e sotme në Kuvend, ku opozita ka kërkuar më shumë kohë për të folur, pasi 1 minutë që iu është lënë në dispozicion nuk ka sesi të jetë e mjaftueshme.
Si përherë nuk kanë munguar as replikat e Kujtim Gjuzit me kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi, i cili i kujtoi faktin se falë Lulzim Bashës ka mbërritur në Kuvend.
Gjuzi: Ishim ne ata që lejuam Ramën të vazhdojë teorinë e tij, por nuk mundte të zgjedhë se kush do të zgjedhë opozitën. Pse se çoni para drejtësisë Lulzim Bashës, ish- ministër i Brendshëm për 4 vrasjet në Bulevard, nuk e çoni se keni afera mes jush, mu përgjigj zoti Ruçi!
Ruçi: Lulzim Basha nuk është këtu. Të paktën t’i jesh mirënjohës se të bëri deputet, që të pruri në këtë sallë
Gjuzi: Nga ajo opozitë e papërgjegjshme ne jemi këtu. (E.K/Faxweb.al)