Nga Cakrani i Fierit, kreu i Grupit Parlamentar të PS Gramoz Ruçi i është përgjigjur ashpër Ilir Metës, madje duke e paralajmëruar se dhe mund të shkarkohet si President i Republikës nëse nuk dekreton qeverinë e re.
Ruçi akuzoi Metën se shkoi në Fier për të bërë pis zgjedhjet kur mori shembullin e maturantit të dhunuar.
“Presionet dhe shantazhet që bën me votat e socialistëve që e zgjodhën edhe president, qe nuk do të dekretoj as qeverinë, janë të kota. Nëse ka këto mend të mos e bëjë betimin në 24 korrik. Nëse do shkojë me këto mend e do shkelë kushtetutën, është burri i parë që i ka provuar të gjitha, por do të jetë edhe presidenti i parë që do të provojë shkarkimin dhe i pari që do ta firmosë do të jetë Gramoz Ruçi”, u shpreh Ruçi.
(M.D/Shuplaka0
Discussion about this post