Mbëmjen e djeshme në “Top Story” , kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi është shprehur se në parlament pas Ballës, Berisha ishte në të drejtën e tij për të marrë fjalën, pasi ishte procedurë. Ruçi shprehet më tej se kërkoi ndjesë pasi i vetmi gabim i ndërhyrjes së shërbimit të Gardës ishte momenti që kur Berisha u ngrit dhe garda ndërhyri pasi kreu i kuvendit i kishte dhënë fjalën.
“Absolutisht, edhe këtë po. Pse e them absolutisht? Dua ta sqaroj edhe për publikun këtë çështje. Nuk kishte asnjë arsye në atë moment, sigurisht, Garda ka detyrat e saj të përcaktuara në rregullore se si, kur dhe pse ndërhyn dhe për atë punë është. Kjo nuk është një sajesë shqiptare, por e ka çdo Parlament. Cili ishte gabimi i saj? Gabimi i saj ishte se, nuk ishte ai moment dhe nuk paraqiste asnjë rrezikshmëri që Z. Berisha mori fjalën dhe mbi të gjitha, që nuk e mori fjalën vetë, por ia dhashë unë. Z. Berisha e ka kërkuar fjalën në të njëjtën kohë më Z. Balla. Sigurisht, që unë ia kisha dhënë fjalën Z. Balla dhe i kam thënë Z. Berisha, menjëherë për procedurë, menjëherë sa të mbarojë Z. Balla, fjala e keni ju. Z. Berisha ishte në të drejtën e tij që të merrte fjalën. Prandaj, kur kërkova ndjesë, ishte edhe ky moment i vetmi gabim i ndërhyrjes së shërbimit të Gardës, momenti që z. Berisha u ngrit.”, është shprehur Ruçi. (J.V/Faxweb)