Partia Socialiste ka zhvilluar sot mbledhjen e Komitetit Rajonal të jugut në Vlorë. Mbledhja u drejtua nga Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Burime për FaxWeb nga mbledhja me dyer të mbylluara, bëjnë me dije se janë dhënë detyrat e para nga Ruçi për pushtetin vendor.
“Zgjedhjet në parti, proces që do nis në çdo qelizë të organizimit deri në zgjedhjen e delegateve në nëntor e më pas përfundimin e procesit në janar 2020.
Gjithashtu zgjedhjet e duhura në administrimin e bashkive, duke qënë patjetër të vëmëndshëm në përzgjedhje edhe gjinore, si edhe moscenim të paargumentuar të administratave“, bëjnë të ditura burimet për FaxWeb.
Prezentë në mbledhje kanë kryetarët e bashkive të jugut, prefektët e qarkut të jugut, deputetet e Kuvendit, si edhe pushteti vendor i jugut, mes tyre ministrat Blendi Klosi e Damian Gjiknuri, deputetët Vullnet Sinaj e Vilma Bello, kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli dhe krye bashkiaku i Himarës, Jorgo Goro.
(K.H/FAXWEB)
Discussion about this post