Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka lëzhuar akuza të forta sot në Kuvend ndaj minsitrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, duke e paralajmëruar për fakte të tjera.
Por një incident që lidhej me përfundimin e kohës prej 10 minutash në foltore, bëri që fjalimi i Bashës të mos përçohej më nga regjia e Kuvendit por drejtpërdrejt në Facebook përmes kameras së celularit. Deputetët e opozitës u çuan dhe bllokuan foltoren në shenjë proteste duke mundësuar që Basha të përfundonte fjalën e tij virtualisht për ndjekësit në Facebook.
Po çfarë tha kryetari i Partisë Demokratike në fjalimin e tij që u transmetua në Facebook, ndërsa seanca plenare ishte ndërprerë?
“Të dy bashkë janë kokat e një prej familjeve mafioze, që ka shndërruar sot Vlorën në kryequtetin mesdhetar të kokainës, ku apartamentet, shtëpitë, makinat shkëmbehen për qese kokaine.
Kjo, sepse Agron Xhafaj, që e thërrasin “Pashai i Vlorës”, trafikantët e drogës, ka nën urdhërat e tij policinë duke filluar nga Drejtori i Përgjithshëm dhe Prokurorinë në Vlorë e në të gjithë Shqipërinë.
Ky është realiteti i shtetit që ka ndërtuar Edi Rama, ku qeveria dhe krimi janë bashkë, të pandashëm, dhe ku rekordet kriminale, personale apo familjare, janë kriteri i vetëm i Edi Ramës për marrjen e posteve të larta publike.
Normalisht Prokuroria duhet të vepronte.
Fatmir Xhafa do të duhej të dilte nga kjo sallë me pranga në duar.
Por mafia në pushtet i ka marrë masat që kjo të mos ndodhë. Kapja e Prokurorit të Përgjithshëm dhe dje e Prokurorit të Krimeve të rënda këtë qëllim ka.
Kjo është ajo që Raporti i Departamentit të Shtetit e quan – Kapja e shtetit.
Ministri i Brendshëm kokë e një prej familjeve mafioze.
Prokuroria vegël e kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm.
Këtu ka përfunduar vendi me Edi Ramën.
Nuk ka ligj. Nuk ka polici. Nuk ka drejtësi.
Në këto kushte i vetmi që mund ta zgjidhë, e vetmja shpresë për Shqipërinë, është vetë populli, janë njerëzit e thjeshtë të këtij vendi.
Koha po thërret si kurrë më parë.
Njerëzit e thjeshtë të këtij vendi të marrin në dorë fatin e tyre.
Ose qeveria mafioze e Edi Ramës, ose Shqipëria.
Të dyja bashkë nuk mund të zgjasin dhe nuk do të zgjasin më!”
(E.L./Faxweb)
Discussion about this post