Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi e mbylli mbledhjen e sotme të Komisionit të Reformës Zgjedhore ende pa nisur mirë, duke mos i dhënë fjalën deputetëve që të flisnin.
Për këtë ka reaguar deputeti i LSI-së Luan Rama duke hedhur akuza edhe ndaj ambasadorit të OSBE-së në vendin tonë, duke e këshilluar të mos bëhet ushtar i Gramozit.
“Ne deshëm që ky takim të ishte një shprehës real i një klime ndryshe për Reformën Zgjedhore. Ajo çka unë nuk kuptova ishte nxitimi i Gramoz Ruçit për të mbyllur mbledhjen fill pasi floën kryetarët, të cilët nuk kanë tagrin të flasin në emër të gjithë anëtarëve të komisionit. LSI thotë se kjo reformë duhet të tejkalojë caqet partiake, në mënyrë që të garantohet përfundimisht liria e votës, dhe se anjë person nga bota e krimit të jetë prezentë në skenën politike.
Këtë doja të thoja në mbledhje, po që nuk mu lejua nga ana e Kreut të Kuvendit, dhe ajo që ishte qesharake, ishte fakti që anëtarët e mazhorancës u ngritën si ushtarë pas kryetarit, dhe bashkë me ta dhe disa përfaqësues të trupit diplomatik. I bëj thirrje dhe ambasadorit të OSBE-së që të mos bëhet ushtar i Gramozit”, u shpreh Luan Rama.
(E.K/FAXWEB)
Discussion about this post