Vajza e Azem Hajdarit, Rudina Hajdari ka rrëfyer emocionet e saj për futjen e saj brenda kuvendit si deputete. Por gjatë intervistës së saj për “Panorama” ajo ka folur edhe për vendosjen e Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit.
Sipas deputetes zgjedhja e Ruçit ishte një regres për Shqipërinë, një nonsens sepse ai ka qenë pjesë e komunizimit. Ajo thekson më tej se ai ka një konflikt dhe me Ambasadën Amerikane, e cila ia ka ndaluar udhëtimin për në Amerikë dhe kjo është e rëndë për numrin dy të vendit.
“Unë do ta shihja në dy aspekte këtë çështje: e para, është pjesa ligjore. Sipas Kushtetutës, Gramoz Ruçi i përmbushi kriteret që kërkohen për të qenë në krye të Kuvendit. Në një demokraci, ne duhet ta respektojmë Kushtetutën, pavarësisht nëse politikisht biem ose jo dakord me propozimin që u bë që ai të jetë në krye të Kuvendit. Personalisht, mendoj se Gramoz Ruçi, zgjedhja e tij ishte një regres për Shqipërinë, sepse ai i përket një të kaluare dhe reputacioni i tij është e rëndë për një pjesë të mirë të shqiptarëve që ka kaluar mes vuajtjeve dhe persekutimeve të periudhës së komunizmit. Përveç kësaj, ai ka pasur një konflikt dhe me Ambasadën Amerikane, e cila ia ka ndaluar udhëtimin për në Amerikë dhe kjo është e rëndë për numrin dy të vendit. Por unë pashë një kontradiktë të madhe nga ana e kryeministrit, i cili gjatë fjalës së tij fliste për një Shqipëri europiane, ndërsa në krye të Kuvendit vendos një njeri të kohës së vjetër, që vjen nga një e kaluar komuniste. Kjo për mua përbën nonsens nga ana e kryeministrit.”, u shpreh Gramoz Ruçi.
Më tej ajo tregon edhe për futjen për herë herë të parë si deputete në kuvend, aty ku 19 vite më parë ka qenë babai i saj.
“Ishte shumë emocionuese dhe e veçantë, sepse atë ditë unë pata fjalimin e parë në atë parlament, por ajo ditë koincidoi edhe me 19-vjetorin e vrasjes së babait tim, Azem Hajdarit. Ishte një rastësi e dhimbshme, ishte rastësi e bukur, ishte një rastësi e tillë që ndjeva, unë dhe ai ishim të dy në atë sallë. Emri i Azem Hajdarit, përmes meje, përmes ditës së shënuar, u rikthye dhe u artikulua atë ditë edhe në parlament. Dukej sikur ishte një dëshirë e tij që 19 vjet pas ndarjes së tij nga jeta, e bija e tij të rikthehej në atë sallë ku ai aq shumë debatoi, punoi, bëri ligje, bëri beteja politike.”, shprehet Rudina Hajdari. (J.V/Shuplaka)