Gramoz Ruçi, kreu i grupit parlamentar të PS-së kadeklaruar sot nga Fieri se qarqe të caktuara politike duan të përsërisin vitin famëkeq të 97-ës në Shqipëri.
I ndodhur në Fier për shpërndarjen e legalizimeve në njësinë Qendër, socialisti Ruçi shtoi se këto qarqe duan ta çojnë vendin drejt destabilizimit, ta lënë pa President e pa zgjedhje, por shtoi se një gjë të tillë nuk ua lejon Kushtetuta.
“Ka qarqe dhe forca të caktuara që vendin duan ta lënë pa President dhe pa zgjedhje, me pak fjalë të destabilizohet, të përsërisim një ’97 tjetër, por kjo nuk ka për të ndodhur sepse se lejon Kushtetuta”,- tha ai. (J.V/Shuplaka)