Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati në parlament sot gjatë fjalës së tij për projekt ligjin për minoritetet ka folur më shumë se 10 minuta.
Edhe pse ra disa herë sinjali që duhet të ndalonte, Ruçi nuk i tërhoqi vëmendjen ministrit dhe e la derisa ai të mbaronte fjalën.
Por menjëherë pas përfundmit të fjalës ka ndërhyrë Petrit Vasili i cili i është drejtuar Ruçit duke i thënë se ministri foli më shumë se siç i takonte.
” Zoti kryetar, kam një vërejtje për ju miqësore. Në kushtet e nenit 47 koha e ndërhyrjes së çdo ministri si kalon 10 minuta, dhe ka kaluar 3 minuta. E kam koment themelor dhe dua ta keni parasysh”, tha Vasili.
Menjëherë replikoi Ruçi duke i thënë se kjo është e lejuar edhe në rregullore. Sjellim në vëmendje që Ruçi nuk sillet njësoj me deputetët e opozitës. Sapo bie sinjali ai iu kërkon që të largohen nga foltorja pasi koha e tyre ka mbaruar. (J.V/Shuplaka)