Pas përfundimit të mbledhjes së grupit të Partisë Socialiste edhe kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi u dha udhëzime të prera deputetëve të PS-së duke i ndaluar në mënyrë kategorike udhëtimet jashtë vendit këtë javë.
Ruçiika zëvendësuar kryeministrin Edi Rama, pasi ky i fundit është nisur për të takuar disa zyrtarë në Francë.
Sipas një portali online në fokus të bisedës së grupit të PS, ishte seanca parlamentare e së enjtes ku pritet të miratohen disa ligje që vijnë nga paketa e Reformës në Drejtësi.
Ruçi kërkoi praninë e të gjithë deputetëve të PS të enjten në parlament për miratimin e ligjeve që kërkojnë 3/5, për të shmangur rrezikun e ndonjë vote të munduar.
(J.V/Shuplaka)