Mbi shkatërrimin e ndertesës së Teatrit Kombëtar në kryeqytetin e Tiranës
5 Korrik 2018
Për: Institucionet e Bashkimit Europian, Shtete të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar, institucionet kanadeze, shtypin europian dhe median, shoqatat për trashëgiminë kulturore dhe mediat ndërkombëtare
Nga: Rudi Erebara, laureat I cmimit europian për letërsine, viti 2017, në emër të Aleancës Kundër Prishjes së Ndërtesës së Teatrit Kombëtar
Prishja e një prej pikave kyce të historisë së kryeqytetit
Nëpërmjet kësaj memoje urgjente, Aleanca Kundër Prishjes së Teatrit, e përfaqësuar nga z.Rudi Erebara kërkon vëmendjen tuaj mbi rrezikun e shkatërrimit të një prej godinave më të rëndësishme historike për kulturën shqiptare.
Prishja e e godinës do të thotë shkatërrimi I një prej veprave historike, kulturore për Tiranën. Opinioni publik i kryeqytetit ka kërkuar vazhdimisht dhe përfaqesim në vendimmarrje mbi këtë cështje kaq të rëndesishme kombëtare, arkitekturore që prek trashëgiminë e qytetit. Shoqatat shqiptare për trashëgiminë kulturore por edhe shoqatat e huaja kane disa javë që protestojnë së bashku me mijëra qytetarë dhe aktivistë për të kundërshtuar vendimin për prishjen e Teatrit, prapa së cilës qëndrojnë afera korruptive dhe qasja autoritare në konceptimin dhe ekzekutimin e projektit. Ky akt I paprecedentë është kundërshtuar fuqishëm nga Shoqata Kombëtare e Arkitekteve , Unioni Shqiptar I Arkitektëve, dhe nga Komiteti Ndërkombëtar për Dokumentimin dhe Ruajtjen e ndërtesave, vendeve dhe komuniteteve
Prishja e godinës së Teatrit Kombëtar u vendos përmes një ligji të vecantë që u votua nga Parlamenti Shqiptar në datën 5 korrik 2018 me anë të votave të mazhorances qeverisëse. Ligji I miratuar është në kundërshtim me Kartën Europiane për Vetëqeverisjen Lokale, Konventës së UNESCO-s per mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, ligjit per konkurrencën, planit urbanistik të Tiranës. Kjo paligjshmëri I mvesh qeverisë tipare diktatoriale duke ndërhyrë në cështje që shkojnë përtej kompentencave të saj të përcaktuar nga ligji dhe Kushtetuta. Aktualisht, si rrjedhoje e kolapsit në sistemin e drejtësise, Shqipëria nuk ka Gjykatë Kushtetuese , pra eshte I pamundur shfuqizimi I ligjit.
Konsiderata per politikanët e Bashkimie Europian
Edhe pse cdo vend sovran ka detyren e ruajtjes së trashegimise kombëtare, shkatërrimi I cdo objekti me rëndësi të vecante arkitekturore dhe historike meriton vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar. Ndërkohë që Unioni po e shtyn Shqpërinë në rrugën e integrimit të saj europian, ne mendojmë se Bashkimi Europian nuk duhet të anashkaloje tendencat autoritariste të qeverisë së Tiranës. Si vend kandidat, Shqipëria është e varur nga Unioni, të pakten moralisht. Ndaj dhe qasja politikisht korrekte e Komunitetit Europian përballë vendimit për prishjen e Teatrit do të ishte fatkeqe për qytetarët shqiptarë, sepse dod të legjitmontë papërgjegjshmërinë e qeverisë shqiptare në ceshtjet ekonomike, politike, kulturore.
Konsiderata e fundit: Një kërkesës e vecantë për Republikën e Italisë
Vendimi për shkatërrimin e godinës së Teatrit Kombëtar përbën një akt të paprecedente paligjshmërie, autoritarizmi dhe primitivizmi. Është një goditje e drtejtpërdrejte ndaj kulturës, demokracisë, autonomisë vendore, vetvendosjes, historisës, artit dhe civilizimit në Shqiëri. Prishja e godinës kundërshtohet nga shumica e shqiptarëve. Duke patur parasysh natyrën delikate të cështjes, Presidentit të Republikës do t´I dërgohet një peticion ku I kërkohet mos-dekretimi I ligjit . Prandaj, kërkohet një vëmendje e vecantë e insitucioneve italiane, si vendi I origjinës I kësaj vepre arkitekturore që përben një trashëgimi të cmuar dhe qëtregon lidhjen historike të Shqipërisë dhe Italisë.
Me prishjen e Teatrit Kombëtar, Shqipëria humbet një monument historik të një rëndesie unike historike dhe arkitekturore, vatren e prodhimtarisë teatrore nga viti 1947, një kompleks unik arkitektonik dhe gjithashtu një shembull të arkiktekturës racionaliste italiane të viteve 30 të shekullit të kaluar. Ajo cka pritet të ndodhë është një shembull tjetër e shkatërrimit të historisë nga zyrtarët e korruptuar në partneritet me firmat private si dhe Partisë Shtet në fuqi, që jehon historinë endemike të totalitarizmit, i cili shkaktoi viktima të panumërta si dhe humbje njerëzore dhe kulturore si dhe terror fizik dhe psikologjik për shqiptarët.
Sinqerisht
Rudi Erebara