Aktorja dhe moderatorja Rudina Dembacaj, ka zgjedhur që tashmë të shfaqet me partnerin e saj Mark Frroku dhe në evente të rëndësishme VIP-ash.
Bëhet fjalë për premierën e filmit të Ermal Mamaqit, ku Dembacaj dhe Frroku kanë postuar së bashku në tapetin e kuq të vendosur në hyrjen e pallatit të Kongreseve.
Ajo që bie në sy në foton e Rudinës është fakti se ka hequr mundësinë e komenteve, si për të thënë se si intereson aspak se çfarë mendojnë të tjerët për historinë e saj të dashurisë.
Teksa foli pak ditë më parë në media për lidhjen e saj, Rudina nuk e fshehu dëshirën për tu martuar me Frrokun, ndërsa tha se tashmë marrëdhëniet e tyre janë shumë familjare.