Moderatorja Rudina Dembacaj konfirmoi lidhjen e saj me ish deputetin shqiptar, Marian Frroku, ndërkohë që marrëdhënia mes tyre duket se po ecën më së miri dhe në biznes.
Pak ditë më parë Dembacaj publikoi disa fotografi ku shfaqej përkrah ish deputetit, në lokalin e tyre në zonën e Kombinatit në kryeqytet.
“E di qe e donit te gjithe,por e kam per vete…exluziven ? Per te gjithe ju dashamires dhe jo,e dua si partner ne jete dhe ne biznes… Vit te mbare, me shume dashuri Mark dhe Rudi!”, shkroi moderatorja.
Por duket se kjo situatë nuk ka kaluar lehtë për ish-burrin e moderatrores, Aleksandër Varfaj i cili ka publikuar një shprehje në llogarinë e tij në Instagram, ku thotë se ai një ditë do t’i lërë të gjitha dhe do lërë dreqin të luaj lojën e keqe.
“Jeta është e thjesht, e butë, e qetë, e lirë, deri kur vjen një grua e vështirëson”, shkruan në një tjetër postim Varfaj.
Dembacaj kishte vite e martuar me Aleksin me të cilën kanë dhe një vajzë të quajtur Viktoria.