Rudina Hajdari në daljen e saj pas mbledhjes së Këshillit Politik të mbajtur ditën e sotme në orën 5 ka deklaruar se do ti qëndrojë deri në fund kauzës së saj për hapjen pakufizime të listave. Hajdari u shpreh se ndryshimet kushtetuese duhet të shoqërohen me ndryshime në Kodin Zgjedhor.
“Ne duam të hapim listat 100% dhe ndryshimet kushtetuese duhet të shoqërohen me ndryshime në Kodin Zgjedhor. Hapja e listave me kufizime nuk duhet të ndodhë dhe kjo duhet t’iu lihet në dorë partive, le të vendosin vetë partitë sa do duan t’i hapin listat.”- u shpreh Hajdari.
Discussion about this post