Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili i ftuar në Fax News foli mbi angazhimet që ka marrë opozita për realizimin e Reformës Zgjedhore.
Vasili u shpreh se opozita ka një grup ekspertësh shumë të mirë të cilët do të punojnë që tu sigurojnë qytetarëve zgjedhje të lira.
“Ne kemi komunikuar dhe po punojmë intensivisht për ti dhënë përgjigje dhe luftimin e shitblerjes së votës, si dhe dekriminalizimin me qëllim që zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme.”- deklaroi Vasili.
I pyetur për deklaratën e deputetes Rudina Hajdari, e cila tha në foltoren e Kuvendit se është kërcënuar, Vasili tha se i erdhi për të qeshur.
“Kam qeshur aq shumë, se kam pasur ca ditë shumë të ngarkuar dhe kemi pasur një sitiuatë shumë serioze për të ardhmen e vendit siç është integrimi. Ky ishte një moment relaksi. I kam pagëzuar me patate të kalbura. Opozita legale?! Edhe kjo është për të qeshur. Ti lëmë patatet e kalbura se u vjen era. Kur u vjen era hidhini shpejt.”- u shpreh Vasili.