Paraditen e sotme, kryetarja e grupit demokrat Rudina Hajdari akuzoi Korab Litën, Alban Zenelin dhe Arben Elezin si organizues të një plani për destabilizimin e grupit demokrat brenda Kuvendit të Shqipërisë. Sipas Hajdarit ata ishin të futurit të Bashës, të cilit i intereson bllokimi i Reformës Zgjedhore.
Në një prononcim për mediat Alban Zeneli i palëkundur u shpreh se: “Që nga dita e premte, kreu i grupit parlamentar demokrat është Korab Lita. Vlefshmërinë këtij vendimi nuk ia jap unë, por ia jep ligji. Nuk kemi kërkuar largimin e Hajdarit, kemi kërkuar rregullim organizativ të grupit”.
Gjithashtu Zeneli u shpreh se dhe ai vetë ishte kandidaturë për kryetar të grupit, por që e refuzoi.
Në të njëjtën vijë mendimi ka qëndruar dhe deputeti Arben Elezi i cili është shprehur se gjithçka ka ndodhur brenda rregullave ligjorë dhe se Rudina Hajdari është larguar nga drejtimi i grupit për shkaqe organizative.