Deputetja Rudina Hajdari i ka kërkuar sërish opozitës jashtë parlamentare që të pranojë propozimin e saj për listat e hapura.
Në një postim në mediat sociale, Hajdari i kujton opozitës jashtëparlamentare se listat e hapura janë diskutuar në këshillin politik dhe se ato e kishin mendjen tek tenderi i bimoetrikes.
Hajdari shton se nëse duan pazar me Edi Ramën, të kursejnë show të tre dhe të mbyllen në vilat e tyre në fundjavë e ta bëjnë pa marrë kohë nga qytetarët të cilët duan lista të hapura e duan ndryshim sepse jane lodhur nga 30 vite pazar në kurriz të tyre.
“Listat e hapura janë diskutuar ne Këshillin Politik dhe janë refuzuar nga opozita jashteparlamentare se e kishin mendjen te tenderi i biometrikes. Nese kane ndryshuar mendje, le ta japin ok per propozimin tim dhe te rreshtohen me qytetarët.
Discussion about this post