Deputetja e PD-së Rudina Hajdari pas thyrjes që i bëri bojkotit të Kuvendit nga PD-ja.
Hajdari shprehet se rregulin nuk e ka thyer ajo, por është thyer që në mëngjes me praninë e 8 deputetëve të opozitës, që ishin caktuar nga grupet parlamentare të PD-së dhe të LSI-së.
“Nuk e theva unë rregullin, rregulli u thye që në 10 të mëngjesit, me ardhjen e opozitës në Kuvend. Unë thjesht bëra detyrën time.”, shkruan Hajdari.
“Sot kam ardhur vetëm për një arsye. Jo për t’ju drejtuar këtij Parlamenti, as për t’ju thënë që kam ardhur këtu të marr një llokmë të studentëve, që t’ju them që jam këtu për të marrë mbështetjen e studentëve. Unë i dua ata studentë, atyre bravo ju qoftë që po ndryshojnë historinë e këtij vendi. Unë kam ardhur këtu për një arsye të vetme, për t’ju thënë ju që rrini nëpër kafe aty që asnjë nuk është në këtë seancë, dhe këtu kushdo që foli ishte një kryehajdut që asnjë nuk e do këtë vend dhe s’keni për ta dashur. Dhe nëse doni ju ndryshim në këtë vend, sillni Kodin Zgjedhor këtu.
Mos i mbani listat e mbyllura! Silleni këtu ta votojmë. Dhe atëherë do pastrojmë këtë Parlament. Do pastrojmë këtë kastë politike dhe do e ndryshojmë këtë vend. Doni ndryshim për studentët? Ndryshoni auditorët, kapni pedagogët aty. Nëse doni këtë vend mendoni seriozisht për vendin tuaj dhe mos hajdeni këtu të na bëni shoë politik sepse jemi të ngjeshur. Ky vend është i ngopur. Këta studentë që dalin aty jashtë, nuk dalin sepse vetëm thjesht duan ndryshime. Ata janë të lodhur nga çdo politikan, nga ju, nga këta, nga çdo lloj politikani. Kanë humbur besimin nga çdonjëri prej jush”, u shpreh Hajdari sot në Kuvend.
Kujtojmë se krisjen e parë me partinë e drejtuar nga Basha vajza e Azem Hajdarit e pati në ditën e Rinisë, teksa tha se ishte e gatshme që të linte mandatin për t’iu bashkuar protestës së studentëve.
Po duket se pak ditë më vonë, deputetja është tërhequr nga lënia e mandatit, madje është shfaqur në Kuvend sot me akuza për kryehajdutët.
“Të dashur vëllezër dhe motra. Unë nuk kisha parashikuar të flisja sot por kam kënaqësinë të flas para jush, dhe sot dua t’i bëj një betim tim ati, t’iu bëj një betim të rinjve se jam gati të lë mandatin tim për t’iu bashkuar të rinjve sot për luftën e tyre.
Nuk jam kthyer në Shqipëri për një post, për të qenë një deputete, por jam kthyer për të ardhmen e Shqipërisë, për vëllezërit e mi, për vajzën time, për të çuar amanetin e babait tim deri në fund.
Prandaj, sheshi i demokracisë sot nuk është këtu, është tek Ministria e Arsimit dhe ne sot duhet të shkojmë t’i bashkohemi studentëve.
Falënderoj ish-studentët e dhjetorit, si dhe çdo njeri që luftoi për demokracinë, por sot ka ardhur koha për një demokraci tjetër, për një demokraci që nuk zhvat dhe largon të rinjtë jashtë Shqipërisë.
Ne e kemi vendin këtu dhe ne këtu do të luftojmë dhe ta bëjmë këtë vend si gjithë Europa”, deklaronte Hajdari në 8 Dhjetor.
(E.K/FAXWEB.AL)