Deputetja Rudina Hajdari pas incidentit në shkollën “Shejnaze Juka” në Shkodër, në një deklaratë për mediat ka thënë se incidentet nuk e shqetësojnë.
Ky incident u shënua ditën e sotme, ku një prej nxënësve të pranishëm i ka thënë deputetes se ajo nuk e njeh Azem Hajdarin, se nëse do ta njihte nuk do të qëndronte në krah të Edi Ramës, duke e shndërruar veten në një shtojcë.
Gjithashtu, Hajdari foli edhe për shkollën “Azem Hajdari”, e cila rrezikon të mbyllet, prej infrastrukturës së dobët.
“Kemi ardhur tek shkolla “Shejnaze Juka” për të festuar ditën e hapjes së kësaj shkolle. Patëm një festë shumë të bukur, takuam nxënësit dhe mësuesit. Sigurisht që incidentet ndodhin. Kjo gjë nuk na shqëtëson fare, përkundërazi, ne i përballim shumë mirë, dhe u kënaqëm shumë me nxënësit.
Ajo që unë dua të vë në dukje, është infrastuktura e shkollës, shumë e dobët. Infrastruktura është problematik kryesore në rrethe. Unë do të vazhdoj të vizitoj shkolla të tjera në shkodër. Do të shkoj edhe në shkollën Azem Hajdari. Unë dua të vë theksin tek shkolla “Azem Hajdari”, e cila ka infastrukturë të dobët, ka rrezik të mbyllet. Unë s’do ta lejojë këtë gjë. Ne nuk duhet ti braktisim shkollat. Nuk ka vëmëndje për shkollat.”
E pyetur nga gazetarët nëse është dakort me iden e kryeministrit për ndarjen në dy pjesë të reformës zgjedhore.
“Nuk jam këtu për të folur për këtë temë, do ketë kohë edhe herë të tjera për të folur”.
Më tej, Hajdari foli edhe për fjalimin që ditën e djeshme të Jozefina Topallit, ku tha se fjali ishte i bukur.
“E ndoqa shumë pak, por ishte fjalim i bukur” u shpreh Hajdari.
(K.H/Faxweb.al)
Discussion about this post