Deputetja e djathtë Rudina Hajdari me një postim të sajin në “Facebook” ka publikuar shkresën e firmosur nga Fatjona Dhimtri e cila është tërhequr nga firma vendosur dhe se shkruan se një vendim për zëvendësimin e kryetarit të grupit nuk është marrë.
Më tej Hajdari shkruan se Dhimitrit dhe deputetëve të tjerë i është ushtruar presion nga Korab Lita dhe “gangsterat e tij”.
“Përveç një protagonizmi të shëmtuar mediatik, Korab Lita dhe gangsterët e tij, kanë ushtruar presion ndaj deputetëve, përfshirë edhe zj. Fatjona Dhimitri, e cila ka firmosur, për tërheqjen e këtij puçi. Pamjet filmike të disponuara nga zyrat e Kuvendit do t’i çohen Prokurorisë.”- shkruan Rudina.
Dje deputeti demokratë Korab Lita njoftoi se është shkarkuar si kryetare e grupit, Rudina Hajdarin dhe postin e saj e ka zënë, ai vetë.
Pas reblikave të vazhduesghme përgjatë ditës së djeshme mes Hajdarit, Korab Litës por edhe deputetëtve të tjerë brendqa grupit, Lita u shpreh paraditen e sotme se Hajdari e pranoi vetë dorëheqjen nga grupi, ndërsa anëtarët votuan këtë të fundit si kryetar, pasi dy kandidatët e tjerë në garë, Alban Zeneli dhe Halit Valteri ishin tërhequr.