Rudina Magjistari, moderator e emisionit të pasdites “Rudina” ka sjellë dje në vëmendje një temë që është shoqëruar me komente të shumta në rrjetet sociale. Tema bënte fjalë pikërisht për lodrat erotike që shërbejnë për të ndryshuar marrëdhënien në çift.
Pavarësisht se që në fillim të emisionit, ajo u apeloi shikuesve të rritur që të largonin nga ekrani fëmijët për shkak të temës delikate, orari i temës së trajtuar nuk është mirëpritur.
“Është një temë që do ta trajtojmë me disa të ftuara, panel femëror dhe me dy të ftuara që nuk jetojnë në Shqipëri, vijnë nga SHBA-të.
Kjo temë nuk është e përshtatshme për fëmijët, ndaj për të gjithë ata prindër që janë duke na ndjekur të marrin masa në mënyrë që të shmangin shikimin e këtij programi sot. Do vendosim -16 për të qenë korrekt me etikën televizive.
Është një temë mëse normale që mund të bëhet në çift, si një bisedë femërore, por gjithësesi me qëllimin për të ndihmuar nëse kanë ndonjë problem të tillë në jetën e tyre.”, u shpreh Rudina në fillim të emisionit për të thirrur më pas të ftuarat që do të flisnin mbi këtë temë.
Gjatë emisionit, të ftuarat prezantuan konkretisht të gjitha mjetet që shërbejnë për të ndryshuar marrëdhënien në çift, demonstrime të shoqëruara me shpjegime të detajuara.
Tema e papërshtatshme për orarin kur u transmetua, bie në kundërshtim me AMA-n dhe rregullat e përcaktuara. Ndërkohë që nga Autoriteti i Mediave Audiovizive nuk ka pasur ndonjë reagim deri tani.
Komentues të shumtë në faqen e saj, kanë shprehur zhgënjimin për temën e trajtuar në emisionin e një dite më parë, ku mes atyre që kanë komentuar me batuta, shumë të tjerë kanë shprehur pakënaqësinë nisur nga orari. (XH.A/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”958″ exclusions=”158,159,160,163,164,165,166″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]