Moderatorja Rudina Magjistari në një nga emisionet e saj të pasdites u shfaq me një kostum që tha se ishte në mëdyshje që ta vishte.
“E kisha me dyshim këtë kostum kur e vesha se mendova do thonë ka dalë me pizhama. Nuk janë pizhama, por kostum i trendit të fundit” shpreh Rudina.
Gjëja që në fakt krijoi komente nga ndjekësit ishte se një kostum të ngjashëm kishte veshur dhe Bieta Sulo në emisjonin “ Ftesë në 5” në Top Channel.
Duke qenë se moderatoret bëjnë të njëjtin tipologji emisjoni dhe Bieta për të shmangur cdo dyshim se ajo mund t’ja ketë kopjuar veshjen Magjistarit hedh një video në Instagram nga emisjoni ku e kishte veshur, me date dhe orë.
Përkrah videos ajo vendos dhe një emoji duke shkelur syrin duke i treguar të gjithëve se ishte ajo e para që e veshi kostumin.