Prej dy ditësh Rudina Magjistari me partnerin Xhavit Bajramin dhe vajzën e tyre kanë nisur pushimet dimërore. Moemente të bukura po kalon e gjithë familja pasi po kënaqen me dëborën dhe të ftohtin. Familja ndodhet në Engelberg të Zvicrës nga ku moderatorja ka postuar disa foto dhe video.
Në njërin prej postimeve shfaqet Mia me instruktorin duke mësuar ski. Rudina e ka xhiruar nga afër vajzën duke mos ja fshehur më fytyrën e duke shkruar: “Mama krenare”.
“Si ditë e dytë goxha të sigurtë”, shkruan moderatorja në një postim tjetër ku Mia shfaqet duke bërë ski. Ju urojmë pushime të mbara. (J.V/Faxweb)
Discussion about this post