Moderatorja Rudina Magjistari ka bërë një gafë para disa javësh teksa kishte të ftuar në emision këngëtaren Nertila Koka.
Kjo e fundit ndodhet në Suedi së bashku me familjen. Teksa po bënte intervistën në lidhje me Skype, moderatorja i tha se gëzon dy vajza dhe një djalë.
Ndërsa artistja reagoi duke i shpjeguar se, “Qenushi është djali”, dhe më pas shpèrthyen të qeshurat mes tyre.