Aktorja Rudina Dembacaj vijon që të jetë në qendër të medias për historinë e saj me ish-deputetin Mark Frroku, por edhe për miqësinë që ka ruajtur me ish-burrin e saj, Aleksin.
Pak ditë më parë ajo zbuloi dhe disa komunikime në whatsup që kishte me Frrokun, ku me humor debatonin se kush ishte bossi i lidhjes së tyre, dhe më pas i fshiu ato nga Instagrami. (Lexo ketu)
Së fundi aktorja ka treguar dhe bisedën me ish-burrin e saj, Aleksin, ku Viktorja i ka çuar disa figura të ndryshme në whatsup.
Ndërkohë, përmes një story në Instagram, Rudina na ka zbuluar mesazhet që shkëmbejnë me Aleksin.
Viktorja e vogël ka dashur t’i çojë babait ca figura, ia ka marrë mamit telefonin dhe ia ka çuar, ndërkohë, Aleksi pyet se çfarë janë këto që i ka çuar, duke mosditur që ia ka nisur e bija.
Më pas aktorja ia shpjegon që Viki donte t’i çonte figura babait dhe Aleksi ndërsa çon disa emoji duke qeshur me lot thotë: “Rrota e babit!”.
Në një studio televizive pak ditë më parë Rudina foli dhe për marrëdhënien e saj me tre fëmijëet e Frrokut, duke thënë se do të ishte shumë e vështirë që të ngjasonte sadopak me nënën e tyre, pavarësisht se sipas saj marrëdhëniet i kishin shumë të mira. (Lexo edhe ketu)