13:44 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni Kosova

Rugova zbulon kushtet e LDK’së për votimin e Demarkacionit

23:58 | 11/09/2017
në Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rugova zbulon kushtet e LDK’së për votimin e Demarkacionit

Deputeti i LDK-së, Naser Rugova, ka thënë se formimi i Qeverisë pa debat nuk është gjë e mirë. Madje ai programin qeveritar të Haradinajt e ka quajtur shumë program amator.

Rugova u shpreh se thirrja e seancës së jashtëzakonshme nga LDK dhe VV u bë për shkak se nuk pati debat gjatë seancës për formimin e Qeverisë, mirëpo theksoi se Qeveria i injoroi ata duke mos marrë pjesë në atë seancë.

 “Vendimi i sotëm është konform premtimeve të tij parazgjedhore. Haradinaj edhe si kryeministër tha se kufiri i Kosovës me Malin e Zi tha se nuk do ndryshojë – është në Kullë dhe Çakorr. Ne do ta pyesim Haradinajn se si e ka menduar këtë projekt që pas pranimit të Malit të Zi në NATO, do ta zgjidh këtë çështje. Dihet se për të dërguar në Arbitrazh një çështje, duhet pajtimi i të dy palëve. Por, çka nëse nuk i del matematika zotit Haradinaj? Ku do të mbetet premtimi i tij? Ku po mbetet burrëria pastaj, nëse ky premtim nuk realizohet?”, tha ai.

“LDK do të sillet konform interesave të sovranitetit dhe integritetit të plotë të Republikës së Kosovës dhe trevës së Rugovës. Nuk do të votojmë asnjë propozim për demarkacionin me Malin e Zi pa u plotësuar në plotni parakushtet e aspektit shkencor, kadastral dhe emëruesi i përbashkët është marrëveshja politike, qoftë ai i gabuar. Mendoj se është vonë sepse kemi të bëjmë me ndryshim të kufirit me një vend që është pranuar në NATO”, ka theksuar Rugova.

“Unë kam vërejtje sepse unë nuk jam ekspert. Edhe vetë anëtarët e komisionit kanë shkaktuar konfuzion. Po rritet Mali i Zi e nuk po zvogëlohet Kosova! Nëse banorët e fshatit Haxhaj i kanë shfrytëzuar kullosat nga ai vend, pse t’i takojë Malit të Zi? Megjithatë, unë kam prirje institucionale, duke i besuar edhe miqve ndërkombëtarë. Ka munguar një transparencë nga Qeveria e Kosovës, por ka qenë punë e kryer kur kryeministri Mustafa e ka pranuar punën. Për të gjithë këtë ka qenë edhe ekipi i caktuar nga tani Presidenti Hashim Thaçi. Vërejtjet e mia kanë qenë që zotëri Mustafa është dashur të jetë më transparent me banorët e Rugovës. Uroj që kryeministri Haradinaj ta ketë llogaritur mirë, përndryshe do t’i kushtojë moralisht, politikisht dhe kombëtarisht”, u shpreh deputeti i LDK-së.

(S.SH/Shuplaka)

Etiketa: Rugova
Pas

Mesfushori i Kombëtares komenton përdorimin e VAR: Është një m… i madh

Para

HOROSKOPI 12/09/2017

Para
HOROSKOPI 29/07/2017

HOROSKOPI 12/09/2017

Discussion about this post

 



Të Fundit

Von der Leyen për sulmin e SHBA: Irani të angazhohet në një zgjidhje diplomatike! Tryeza e negociatave, e vetmja zgjidhje

Rama prezanton 9 deputetët e Vlorës, shumica e kanë mandatin e parë

Shkatërrohet organizata e drogës në Belgjikë, në pranga 10 shqiptarë. Detaje nga operacioni

Sulmi i SHBA ndaj Iranit, reagon Berisha: Një zhvillim historik me ndikim të gjerë politik

Sulmi ne Iran, thirrja e Kancelarit gjerman, Merz: Irani të nisë bisedimet me SHBA-në dhe Izraelin

Sulmet e SHBA ne Iran, reagon Kremlini: Nuk është planifikuar asnjë telefonatë Trump-Putin

Merr flakë një banesë në Korçë, shkak një rrjedhje gazi. Përfundon në spital pronari

Situatë dramatike në Gazë: ‘’E sigurtë që na kanë harruar’’

Riaktivizohen zjarret në kodrat e Pikurit në Hiramë, nis nderhyrja me helikopter

Në kërkim për grabitje e tentativë vrasje, vihet në pranga 33-vjeçari Erjon Mera, do të ekstradohet drejt Italisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.