20:44 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ruhu nga Xhaxhiu

11:46 | 12/06/2017
në Aktualitet, Flash, Kulturë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ruhu nga Xhaxhiu

Nga Edison Ypi

Nuk ndodhi rastësisht apo gabimisht që Xhaxhiu nuk u cilësua si të tjerët, kazan, tigan, gjym mediatik.

I vetmi që klishenë e stërkonsumuar të televizionit guak, mburracak, primitiv, me të ftuar dhe pa publik e ka sfiduar, është Xhaxhiu.

Je, ta zemë, politikan, studjues, shkrimtar, poet, valltar, instrumentist, dhe Xhaxhiu të ka ftuar në studio për një intervistë.

Ruaje veten, bëj kujdes, ji vigjilent. Xhaxhiu të punon qindin, Xhaxhiu të heq tabanin, Xhaxhiu ta luan tepelekun.

Xhaxhiu të bën diçka që xhelatët e botës, nga Xherxhnski i Stalinit, Gëbelsi i Hitlerit, deri te Koçi Xoxja i kurvit, ekspertët më të pamëshirshëm të manipulimit të opinionit, specialistët më të thekur të kampeve të çfarrosjes dhe krematoriumeve, të gjithë ministrat e propagandës të të gjitha diktaturave, përfshi ata kubanezë dhe koreano-veriore, bashkë me prokurorët, gjykatësit, hetuesit, operativët kurvistë të mbledhur të gjithë kokë më kokë nuk do ta bënin dot.

Pa të thënë asnjë fjalë, vetëm duke të parë në mënyrë zhbiriluese në sy, Xhaxhiu t’i ka përcaktuar të gjitha; viskozitetin e gjakut ndër vena, tepricën e uthit në stomak, ngurtësinë e kockave, numurin e syzeve, sasinë e dyllin në vesh, përqindjen e kolesterolit, çrregullimet mendore, masën e budallallëkut, gradën e kalbëzimit të trurit. Fill pas kësaj, Xhaxhiu ta gjen dhe ta thotë troç dhe pa pik mëshire çfarë cilësimesh të ekzaltojnë më tepër; “gjigand”, “gjenial”, “madhështor”, “fenomenal”, “legjendë”, apo “korife”. Edhepse gjithmonë e ke ditur çfarë kollosi je, hutohesh paksa nga breshëri i superlativave. Por e merr veten shpejt. Kupton se ngaqë ato cilësime nuk po t’i bën dokushdo por Xhaxhiu dora vetë, ti ato atribute i ke, ti ata tituj i meriton. Shtylla kurrizore të dridhet, truri të nxehet, mishi të fërgëllon, gjaku të zjen, sytë të shkrepëtijnë, veshët të oshëtijnë, ke rënë në jerm, në delir, po përjeton një orgazëm pa penetrim që s’e kishe provuar kurrë më parë. E ç’rëndësi ka se atypëraty ti s’kupton asgjë. E kujt i plasi se vetëm pas nja tre muajsh ti nis e dyshon se Xhaxhiu të talli.

Tallja pra tallja, tallja është ajo që praktikon Xhaxhiu që të ftuarit t’ja zbrazi barkun dhe zorrët t’ja bëjë kukurrec.

Tablonë madhështore me të ftuarin prezent që vazhdon të dërdëllisë duke mos kuptuar se Xhaxhiu po e tall, ndërkohë që publiku edhepse është larg talljen e Xhaxhiut e kupton dhe e aprovon të tërën dhe qesh, këtë mpleksje gjeniale të kohë-hapësirës i vetmi që ka talentin ta ideojë dhe guximin ta zbatojë, është Xhaxhiu.

I talluri në studio, tallja tek publiku – ky delokalizim i hatashëm i përbuzjes së merituar realizuar prej Xhaxhiut me gjakftohtësinë e vrasësit, vendosmërinë e kasapit, precizionin e kompjuterit, është metodë paksa e egër. Por aspak për faj të Xhaxhiut. Për faj të budallenjve që bredhin studio më studio të cilëve Xhaxhiu u çjerr maskën për t’i dhënë rolin dhe rëndësinë e duhur publikut.

Në kushtet e pamundësisë për të zgjedhur ndonjë nga rrugët e shumta të Zotit, kalimi për pak çaste nëpër një rrugicë të Djallit duke përdorur me nikoqirllëk budallallëkun e kallaballëkut, është gjetje gjeniale merita e të cilës i takon e tëra Xhaxhiut.

Ta pranosh ftesën e Xhaxhiut është të shkosh si derri në thertore, si cjapi te kasapi, në murin e pushkatimit, në gijotinë, pa urdhër arresti, pa vendim gjyqi, pa kapuç, pa xhelat, pa trung.

Ruhu nga Xhaxhiu. Xhaxhiu të kafshon si fik, të qëron si mollë, të thyen si arrë, të shtrydh si limon.

Si ja ka arritur Xhaxhiu ta shndrrojë talljen në një mjet vdekjeprurës më efikas se përqafimi i ariut, kafshimi i ujkut, helmimi i gjarpërit, këtë vetëm Xhaxhiu e di. Ndoshta ngaqë aftësia për të tallur 1 budalla për të mirën e qindramijra të tjerëve, nuk është zeje, zanat, dije, shkencë, por diçka që nuk mund të spjegohet, nuk mund të artikulohet, Art.

Xhaxhiu dhe Ypi
Etiketa: Edison Ypirezear xhaxhiuxhaxhiuypi
Pas

“O xhaxhi, sa të ketë budallenj vazhdoni ju”, Rama i përvishet komentuesit (FOTO)

Para

Luan Rama sulmon ashpër kryeministrin: 840 mijë euro shpenzimi për transmetimin LIVE të fjalimeve të tij

Para
Deputeti i LSI: Zgjedhjet pa opozitën janë farsë

Luan Rama sulmon ashpër kryeministrin: 840 mijë euro shpenzimi për transmetimin LIVE të fjalimeve të tij

Discussion about this post

 



Të Fundit

Elisa Spiropali, do të marrë pjesë në Samitin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që do të zhvillohet në Brukse

KF Tirana njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Bledi Shkëmbi

Dentisti 22-vjeçar që mësoi në internet: Arrestohen tre anëtarë të një familjeje në Çeki

DASH ngre alarmin për Iranin: Thirrje urgjente për largim të menjëhershëm të amerikanëve

34 vite PS, Rama: Kur të mos jetë Gramozi në këtë oborr, atëhere shqetësohuni

KPA lë në fuqi vendimin për shkarkimin e Petrit Hysës

Rama: Mandati i katërt nis me një skuadër të re dhe të jashtëzakonshme

PS feston 34 vite, Klosi: Ky mandat shënon afrimin me Evropën

34 vjetori i themelimit te Partis Socialiste

“Ilaçi më i mirë është paqja”, OBSH dënon sulmet ndaj institucioneve shëndetësore

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.