Presidenti i Rumanisë ka refuzuar ditën e djeshme nominimin për kryeministre të një ekonomiste që do të thyente dy tabu në vendin ballkanik, të bëhej e para kryeministre femër, si dhe e para kryeministre myslimane në këtë shtet. Presidenti Klaus Lohannis deklaroi se kishte shqyrtuar me kujdes argumentet pro dhe kundër për këtë kandidaturë e më pas kishte vendosur që të mos e nominonte Sevil Shhaideh për postin e kryeministrit.
Ai ka bërë gjithashtu thirrje ndaj Partisë Social-Demokratike, që fitoi zgjedhjet e 11 dhjetorit, të sjellin një tjetër emër kandidati pasi Sevil Shhaideh është një figurë relativisht e re në politikë, shkuan Top Channel. Për refuzimin e kësaj kandidature një kundërpërgjigje e ashpër dhe irrituese i ka ardhur presidentit Klaus Lohannis nga socialdemokratët, të cilët ofruan emrin e Shhaideh gjatë javës së kaluar.
Kreu i socialdemokratëve, Liviu Dragnea tha se partia do të konsideronte rrëzimin e Lohannis nëse ky vendim është në të mirëne vendit të tyre. Sipas tij Lohannis kërkon të nisë një krizë të re politike. Kreu i socialdemokratëve Dragnea e ka të pamundur të zgjidhet kryeministër pasi u dënua këtë vit për mashtrim elektoral. (J.V/Shuplaka)