Vicent Kompany do të jetë trajner i Bayern. Ka qenë anëtari i bordit të drejtorëve të ekipit gjerman, Karl-Heinz Rummenigge, që ka thënë diçka të tillë.
“Drejtori ynë sportiv ka zgjedhur Kompany, nuk është ende zyrtare, por kanë mbetur vetëm detajet e fundit për t’u rregulluar.Ishte Guardiola ai që rekomandoi zgjedhjen? Ai na dha një ndihmë të madhe. Ai e kishte kapiten te City dhe gjithashtu e ndoqi kur ishte në Burnley” – tha Rummenigge para ceremonisë së ndarjes së çmimeve “European Globe Soccer Award”: