03:59 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Ruset seksi, dashnore për “kundërshtarët” e Kremlinit

15:08 | 12/01/2017
në Bota
0
Ruset seksi, dashnore për “kundërshtarët” e Kremlinit

rusiaRusët pohojnë se nuk kanë materiale sekrete kundër Donald Trumpit, dhe shtojnë se, në çdo rast, do të kishin qenë pak të dobishme, duke parë që mbështetësit e presidentit të zgjedhur kanë treguar se i falin çdo lloj mëkati. Megjithatë askush nuk e mohon që, ajo e “kompromatit”, materiali kompromentues i mbledhur dhe përdorur për të shantazhuar kundërshtarët, është një traditë e vjetër që nuk “vdes” kollaj. Që në kohët e Bashkimit Sovjetik, deri në zgjedhjet e fundit politike.

Mikhail Kasyanov, ish Kryeministër, një prej drejtuesve të opozitës, ishte “punuar” tashmë nga armiq të panjohur. Për të gjithë ai ishte prej kohësh “Misha 2 përqind”, një referim i rryshfeteve që kish marrë gjithmonë. Më pas, në prag të zgjedhjeve të vitit që kaloi, përfundoi në televizion një filmim i Kasyanovit (i martuar) në shtrat me një aktiviste të njohur të partisë së tij. Vetë Vladimir Putini, që në atë kohë ishte agjent i KGB-së, në vitet tetëdhjetë merrej me kundërmasat ndaj disidentëve, “masat aktive”, si quheshin ato në shkollën e KGB-së të Yasenevos, në dyert e Moskës.

Në kujtimet e tij, presidenti nuk ka folur për kompromate, por për iniciativa për të dëmtuar manifestimet që organizoheshin në qytetin e tij të lindjes, Leningradin. “Nuk mundeshim t’i shpërndanim, kështu që organizonim në të njëjtën orë dhe në të njëjtin vend, kundërmanifestime”, me punëtorë, kurora lulesh etj.

Operacionet kundër diplomatëve të huaj kanë qenë gjithmonë një specialitet i zyrave të specializuara të KGB-së (sot FSB). Në vitet pesëdhjetë, për shembull, një ushtarak i ri britanik, John Vassall, zbuloi se i dashuri i tij ishte në të vërtetë një karrem i KGB-së. Dhe në vendin e tij, në atë kohë, homoseksualizmi ishte i ndaluar.

Operacione të ngjashme kanë goditur në vitin 2009 një tjetër diplomat  britanik (në Internet u shfaq një filmim ku ai shfaqej bashkë me dy prostituta) dhe amerikanin Hatcher, i fiksuar edhe ai me një prostitutë. Një tjetër veprim klasik i shërbimeve ruse është përdorimi i vajzave të paguara për të marrë pjesë në darka elegante. Por duhet thënë gjithashtu që shpesh herë, protagonistët e këtyre ngjarjeve, bien. / Marrë nga Bota.al/

Etiketa: femra seksikremliniRusia
Pas

Berisha: Vendimi ndaj Ramush Haradinajt nga autoritete franceze gjysmak. BE të marrë masa

Para

FOTOT reale të qendrave sociale në Tiranë, mjerim…

Para
FOTOT reale të qendrave sociale në Tiranë, mjerim…

FOTOT reale të qendrave sociale në Tiranë, mjerim...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Marta Kos: Rrugëtimi i Kosovës drejt BE-së varet nga dialogu me Serbinë, jo nga veprimet e njëanshme

PD pretendon se mungojnë 130 mijë fletë votimi të papërdorura, Meta: ‘Të humbura’ si 130 milionë eurot e avulluara të inceneratorit të Tiranës

Përforcim në ofensivë, Dinamo afron sulmuesin

Gjenden tre bomba, nis evakuimi më i madh në Gjermani pas Luftës së Dytë Botërore

Zgjidhet presidenti i ri në Korenë e Jugut

Trump nënshkruan dekretin për të rritur tarifat mbi aluminin dhe çelikun

Meloni takohet me Macronin dhe Ficon, në krye të axhendës bisedimet për Ukrainën

Trump do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Hagë, konfirmohet edhe prezenca e Ukrainës

Itali/ Policia Bashkiake çmonton grupin e shitësve të drogës, arrestohen dy shqiptarët 20-vjeçarë! Njëri me precedentë penalë

Danimarka ndryshon kurs, kalon tek armatimet. Frederiksen njofton lëvizjen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.