Ditën e sotme komandanti ukrainas Svyatoslav Palamar ka thënë se trupat e dy grave ishin nxjerrë nga poshtë rrënojave ndërkohë që sulmet ajrore të Kremlinit mbi uzinën e çelikut vazhdojnë.
“Në këtë minutë, një sulm masiv në uzinën Azovstal është duke u zhvilluar, i mbështetur nga automjete të blinduara dhe tanke, me përpjekje për të zbritur duke përdorur varka dhe një numër të madh këmbësorie. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të zmbrapsur këtë sulm, por ne po bëjmë thirrje për veprim të menjëhershëm për evakuimin e civilëve,”– tha Palamar për Ukrayinska Pravda.