Lokomotiva e Moskës ka dhënë lajmin e trishtë se futbollisti Innokentiy Samokhvalov ka humbur jetën gjatë një stërvitjeje individuale. 22-vjeçari është ndjerë keq dhe ka pësuar një infrakt që ka qenë fatal.
Kampionati në Rusi është ndalur ashtu si në pjesët e tjera të Europës dhe lojtarët kanë programe individuale. Samokhvalov nuk kishte debutuar ende me skuadrën e parë zyrtarisht, por ishte pjesë e grupit.
“U ndje keq gjatë një seance stërvitore dhe goditja në zemër ishte fatale”, shkruan klubi i Lokomotivës.