Një punëtor u vra dhe tre të tjerë u plagosën në një shpërthim në një rafineri nafte në qytetin Ryazan , Rusi njoftuan agjencitë e lajmeve ruse.
“Gjatë punës së planifikuar teknike, e cila po kryhej nga punonjësit e kompanisë kontraktuese ndodhi dekompresimi i pajisjeve,” raportoi agjencia , duke cituar një përfaqësues të rafinerisë. Kjo rafineri i përket kompanisë Rosneft dhe ka qenë shumë herë në shënjestër të dronëve ukrainas. Në shkurt, ajo pushoi së funksionuari pas një sulmi të tillë.
Rafineria Ryazan prodhon 13.1 milionë tonë metrikë , ose rreth 5% të prodhimit të përgjithshëm të Rusisë. Në vitin 2024, prodhimi i saj arriti në 2.3 milionë ton benzinë, , 4.2 milionë ton naftë dhe 1 milion ton karburant avionësh.