Pas sulmit raketor të përgjakshëm rus në veri të Ukrainës, që shkaktoi mbi 30 viktima mes tyre dhe dy fëmijë si edhe dhjetëra të plagosur, ka reaguar presidenti francez me anë të një postimi në platformën X.
Sulmi raketor rus në qytetin Sumy thekson nevojën urgjente që Rusia të vendosë një armëpushim në Ukrainë, shkroi sot Emmanuel Macron
“Të gjithë e dinë se Rusia e dëshiron vetëm këtë luftë. Sot, është e qartë se Rusia e vetme dëshiron të vazhdojë me luftën, duke treguar përbuzjen e saj për jetën njerëzore, ligjin ndërkombëtar, por edhe për përpjekjet diplomatike të administratës Trump”, tha Macron.