Si presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, edhe Rusia ka hedhur poshtë pretendimet se qëndron prapa masakrës së tmerrshme të shënuar së fundmi në veriperëndim të Sirisë.
Moska zyrtare dhe qeveria siriane akuzojnë rebelët për përdorimin e armëve kimike kundër civilëve. Ministria e Mbrojtjes së Rusisë reagoi duke u shprehur se avionët rusë nuk kanë kryer asnjë sulm pranë qytetit sirian.
Nga të dhënat e deritanishme të “Union of Medical Care and Relief Organizations”, flitet për reth 100 viktima dhe mbi 350 të plagosur nga kjo masakër e tmerrshme. Pritet që Këshilli i Sigurimit të OKB-së të mbajë një takim të ngutshëm mbi ngjarjen. Shtete si Britania e Madhe, Franca SHBA-të flitet se kanë kërkuar një hetim të plotë të kësaj ngjarje të rëndë.
(XH.A/SHUPLAKA)