23:50 | 14/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

“Rusia do ta testojë NATO-n”, Shefi i inteligjencës gjermane: Do dërgojë “të vegjlit e gjelbër” në Estoni

20:06 | 11/06/2025
në Bota, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Rusia do ta testojë NATO-n”, Shefi i inteligjencës gjermane: Do dërgojë “të vegjlit e gjelbër” në Estoni

Kreu i shërbimit të inteligjencës së Gjermanisë, Bruno Kahl, tha këtë të mërkurë se Rusia ka vendosur të testojë vendosmërinë e aleancës së NATO-s, e cila përfshin zgjerimin e konfliktit përtej kufijve të Ukrainës.

Kahl shtoi se agjencia e tij ka indikacione të qarta të inteligjencës se zyrtarët rusë besojnë se detyrimet e mbrojtjes kolektive të përfshira në traktatin e NATO-s nuk janë më efektive në praktikë.

“Jemi të sigurt, dhe të dhënat e inteligjencës e tregojnë këtë”, deklaroi Kahl në një intervistë për Table Media, duke shtuar se “për rusët, Ukraina është vetëm një hap në rrugën drejt Perëndimit”.

“Kjo nuk do të thotë që presim që ushtria me tanke të lëvizë drejt Perëndimit, por shohim se premtimi i NATO-s për mbrojtje kolektive do të vihet në provë”, potencoi ai.

Kahl nuk dha detaje rreth natyrës së burimeve të tij të inteligjencës, por tha se zyrtarët rusë parashikonin konflikte më pak sesa angazhim të plotë ushtarak, për të testuar nëse SHBA-të do t’i përmbushnin në të vërtetë detyrimet e tyre për ndihmë të ndërsjellë sipas Nenit 5 të NATO-s.

“Nuk ke nevojë të dërgosh ushtri me tanke për këtë. Mjafton të dërgosh “të gjelbërit e vegjël” në Estoni për të mbrojtur pakicat ruse që supozohet se janë të shtypura”, thotë Kahl.

Konkretisht, aneksimi rus i Krimesë në vitin 2014 përfshiu pushtimin e ndërtesave dhe zyrave nga ushtarë rusë me rroba civile. Ata më pas u bënë të njohur si “burrat e vegjël të gjelbër” dhe Moska fillimisht mohoi identitetin e tyre.

Kahl nuk specifikoi në intervistën e tij se cilët zyrtarë në Moskë mendojnë kështu, por ai theksoi se kolegët e tij amerikanë e kishin bindur se po e merrnin seriozisht kërcënimin rus.

“Faleminderit Zotit, ata e marrin po aq seriozisht sa ne”, shtoi ai.

Kujtojmë se Gjermania është furnizuesi i dytë më i madh i armëve dhe mbështetjes financiare për Ukrainën në luftën me Rusinë, dhe ka premtuar të forcojë më tej mbështetjen e saj nën qeverinë e re të kancelarit Friedrich Merz.

Kancelari gjerman po ashtu ka premtuar të ndihmojë Ukrainën që të zhvillojë raketa të reja që mund të godasin thellë në territorin rus.
Pas

Kina humb “Dragoin e Egër”, avioni luftarak modern bie në xhunglën e Myanmarit

Para

“Nënat britanike duhet të pranojnë se bijtë e tyre do të vdesin për Finlandën”, Kuleba: Ndryshe nuk ka NATO!

Para
“Nënat britanike duhet të pranojnë se bijtë e tyre do të vdesin për Finlandën”, Kuleba: Ndryshe nuk ka NATO!

"Nënat britanike duhet të pranojnë se bijtë e tyre do të vdesin për Finlandën", Kuleba: Ndryshe nuk ka NATO!

 



Të Fundit

Putin e konfirmon: Rusia është gati për negociata me Ukrainën pas 22 qershorit

Lufta/ Putini i telefonon Trump: Jam gati për të ndërmjetësuar midis Iranit dhe Izraelit!

Irani kërcënon Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën: Do të sulmojmë bazat tuaja nëse na pengoni!

Kërcënon Netanyahu : Izraeli do të sulmojë çdo vendndodhje dhe objektiv të Iranit

Ministri Hasani: Shqipëria, sërish në qendër të diplomacisë ndërkombëtare

Izraeli: Kemi vrarë më shumë se 20 komandantë ushtarakë iranianë, që nga nisja e sulmeve

Reagon dhe Kina, kritika të forta Tel Avivit: Mbështesim sovranitetin e Iranit, sulm brutal nga Izraeli! Kundër përdorimit të forcës, kthehuni te diplomacia

Atentati ndaj dy ligjvënësve demokratë në Minnesota, reagon Donald Trump: Sulm i tmerrshëm, nuk do tolerohet!

Tronditëse në Itali! Shkoi për të kontrolluar shtëpinë që po rinovohej, 24-vjeçarja përdhunohet përpara syve të djalit nga një egjiptian

Reagon presidenti iranian, Pezeshkian: Nëse Izraeli këmbëngul, përgjigja do të jetë më e ashpër dhe më e fuqishme!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.